Kreu i PD-së, Sali Berisha pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku do të kalojë për miratim reforma territoriale, pohoi se Rama po i ushtron presion deputetëve të vetë sot në sallën e seancave plenare.
Ai tha se Rama po detyron socialistët që të votojnë pro draftit për hartën e re territoriale. Mes të tjerash Berisha tha se vota e opozitës sot do të jetë kundër Territoriales.
“Është akt i shëmtuar, i turpshëm. Deputetët duhet të ndihen të përgjegjshëm para aktit që ai propozon të kryejë. Ai ka bllokuar sallën e Kuvendit dhe është duke i bërtit si i çmendur deputetëve të vetë. Opozita do të mbrojë interesat e qytetarëve deri në fund. Do të bëjmë përpjekje që reforma mos të kalojë. Do u sqarojmë qytetarëve se çfarë sjell kjo reformë. Madje thonë se do të sjellë Lubi Ballukun në Kuvend. Asnjë deputet i PD-së, dhe i opozitës nuk e voton.”, tha ai.
