Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar.

Dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin dhe si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcakuar shkaqet e këtij aksidenti dhe për disiplinimin e trafikut.

Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: