Flutura Açka, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te debatet për reformën, situata brenda Partisë Demokratike dhe roli i opozitës përballë qeverisë së Edi Ramës.

Açka kritikoi procesin e diskutimeve për reformën, duke vënë në pikëpyetje mungesën e një drafti konkret, pavarësisht takimeve të zhvilluara. Sipas saj, debati publik duhej të përqendrohej te përmbajtja e reformës dhe jo te takimet që, sipas saj, nuk prodhuan rezultate konkrete.

Ajo shtoi se do të kishte qenë më e dobishme që diskutimi të përqendrohej te vetë reforma dhe përmbajtja e saj, në vend të asaj që e cilësoi si një proces formal.

Gjatë intervistës, ajo komentoi edhe çështjen e Belinda Ballukut dhe vendimin e Kuvendit për të mos i hequr mandatin, duke e kritikuar këtë qëndrim të mazhorancës.

Ajo foli gjithashtu për protestat kundër qeverisë, duke u shprehur se priste që ato të prodhonin një alternativë të qartë politike dhe një lidership që do të bashkonte forcat kundërshtare të mazhorancës.

“Nëse nuk do ta votosh nuk pse ta thuash kur je njeri i rreshtoresh, ke 13 vjet që je në rreshtore dhe ke votuar. Tani u kujtove të bësh disidentin apo disidentet. Ndoshta mund ta ketë pasur edhe seriozisht, por mbetet vepra. Bëjë aktin dhe ik me nder. Sepse përderisa e krijove në publik duet ta mbash deri në fund. U bënë 120 takime, pajë të nuses me dhëndrin…Ku është drafti? Nuk ishte drafti askund, por u duk si një qokë që u bë më 1 tetor…Pra më mirë të bënim debat për reformën se sa atë lloj formë. Në PD Shoh një pikjatë të dukshme. PD edhe për reformën territoriale duhet të kërkonte ndjesë. Ai ka 83 mandate sepse i ke dhënë në 2024 dhe këta personazhe nuk duhet të jenë në parlament. PD kishte shansin e madh të përgatitej për pushtet nëse do të hynte në reformë të thellë dhe do ta merrte pushtetin. Por zoti Berisha duhet të ishte tërhequr. Ne nuk jemi bashkë sepse jemi ndarë për një kauzë. Një drejtues të mirë e nxjerr procesi, kush ka projektin më të mirë. Kush lufton Edi Ramën me argumente. Të nisim me argumentin te partia dhe më pas shkojmë në Parlament. Ky parlament nuk i hoqi mandatin Belinda Ballukut, e turpshme nuk ke pse të fshihesh pas mandatit. Mund të jesh edhe pafaj, por kështu pranon që je e korruptuar. Të jetë hapur fare. Unë mendova që protesta pas 2-3 muajsh pjekjeje do të arrinte në një lidership, sepse protesta në sens ka kërkesa politike që s’mund t’i bësh në ajër. Nëse nuk bashkohen dhe të krijohet një pol i tretë që të mbledhë edhe elementë shumë të mirë të PD, sepse ka elementë të jashtëzakonshëm që mund ta përmbysin Ramën. SPAK patjetër që mund ta tronditë sepse e ka fare hapur dëmin që po bën Rama duke nisur nga paketa e maleve”, tha mes të tjerash ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: