Një automjet ka shpërthyer në ecje në qendër të Gjirokastrës, pranë Gjykatës, në lagjen “18 Shtatori”.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.
Paraprakisht, dyshohet se shkak mund të jetë bërë impianti i gazit të automjetit.
