Ernest Muçi i hapi rrugës fitores së Trabzonsporit në transfertën e Samsunspor. Muçi qëndroi vetëm një pjesë loje, ndërsa shënoi golin e parë të sfidës së fituar me rezultatin 0-3. Një vit më parë, askush nuk do e priste se Muçi do të kthehej në njeriun e transfertave për Trabzonporin.
Për Muçin janë tashmë 13 gola në Superligën turke me Trabzonsporin ku regjistron 32 paraqitje. Një statistikë e veçantë që bie në sy është se 9 gola prej tyre janë shënuar në transferta.
25 vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Trabzonspori. Trajneri Thomas Reis ka treguar deri tani besimin e tij te mesfshori me tipare sulmuese.
Zëvendësimi ndërkohë ishte disi i detyruar. Duke qenë se Trabzonspori mbeti me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë, ishte Muçi që u sakrifikua nga reparti ofensiv për të balancuar mesfushën
