Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite ka zgjeruar paralajmërimin për sigurinë në aeroportet kryesore të vendit, duke njoftuar punonjësit qeveritarë amerikanë se u nevojitet autorizim i posaçëm për të përdorur aeroportet në Riad, Xheda dhe Dammam.
Paralajmërimi i fundit vjen një ditë pasi ambasada kishte publikuar një njoftim të ngjashëm, ku përmendej vetëm Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid në Riad.
Gjithashtu, ambasada u ka rekomanduar fuqimisht qytetarëve amerikanë që të shmangin aeroportin e Riadit dhe zonat përreth tij.
“Ju lutemi të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm kur përdorni të gjitha aeroportet kryesore në Arabinë Saudite”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
