Një video e publikuar nga mediat ukrainase ka kapur momentin kur fragmentet e një droni rus godasin një burrë në mes të rrugës në Ukrainë.
Në pamje, burri dhe dy persona të tjerë shihen duke vështruar qiellin, me sa duket pasi kanë vënë re dronin. Disa sekonda më vonë, një fragment e godet burrin, i cili rrëzohet në tokë.
Personat e pranishëm nxitojnë të gjejnë strehim, ndërsa burri i plagosur përpiqet të ngrihet për të shpëtuar. Deri më tani, nuk ka informacion të qartë për gjendjen e tij shëndetësore.
Autoritetet ukrainase kanë denoncuar publikisht sulmet me dronë rusë, duke pretenduar se civilët po bëhen objektiv i tyre edhe brenda qyteteve.
⚠️ Horrifying footage: Drone debris strikes a pedestrian
The video captures the moment a piece of drone debris hits a person standing on the street.
This is yet another reminder of why it is essential to stay in a shelter during an air raid alert.
— NEXTA (@nexta_tv) October 11, 2026
