Interesi për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e programuar të zhvillohet më 12 nëntor, po rritet ndjeshëm. Një muaj para sfidës, janë shitur rreth 10 mijë bileta, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e stadiumit të jetë tashmë e rezervuar.
Mbështetësit kuqezi kanë nisur të sigurojnë vendet e tyre për këtë përballje, ndërsa ritmi i shitjeve tregon interesin e tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium dhe për të mbështetur Kombëtaren shqiptare.
Me afro një muaj ende në dispozicion deri në ditën e ndeshjes, pritet të shihet se si do të vijojë shitja e biletave dhe nëse stadiumi do të mbushet nga tifozët kuqezi.
Përballja me Finlandën pritet të jetë një tjetër mundësi për tifozët shqiptarë që të krijojnë atmosferë në mbështetje të kombëtares së tyre. Ndeshja vlen për Nations League.
