Përshkallëzohet ndjeshëm revolta studentore në kryeqytet. Mijëra të rinj e studentë janë derdhur në rrugë duke rrethuar godinën e Ministrisë së Arsimit, në një protestë masive që nuk po njeh ndalje.

Me pankarta në duar dhe nën ritmin e thirrjeve të forta e me ton të ashpër kundër ekzekutivit, të rinjtë kanë artikuluar qartë kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe shkrirjen e kabinetit të tij.

Tubimi shoqërohet me thirrje të njëpasnjëshme “Poshtë qeveria!” dhe akuza të forta për arsimin, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen e rinisë në vend.

Edhe pse policia po ka ndërhyrë me forcë, studentët dhe të rinjtë vijojnë rezistencën e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb