Tensionet në rrugët e kryeqytetit vijojnë të jenë të larta, ndërsa forcat e policisë kanë ndërmarrë një tjetër valë shoqërimesh me forcë ndaj protestuesve.

Siç shihet edhe nga pamjet e reja të siguruara në vendngjarje, efektivët e rendit kanë neutralizuar sërish persona në rrugë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në pamje dallohen qartë momentet kur forcat e policisë e mbajnë protestuesin e shtrirë për toke dhe e zvarrisin me forcë përgjatë vizave të bardha për ta larguar drejt mjeteve të shoqërimit.

Ndërhyrjet e njëpasnjëshme të policisë po kryhen mes tymit dhe kaosit në rrugë, ndërsa numri i të shoqëruarve në komisariate po rritet nga momenti në moment.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb