Përpjekja e forcave të policisë për të shpërndarë turmën me autobotë uji nuk ka arritur të ndalë revoltën e të rinjve. Pas ndërhyrjes dhe përplasjeve të dhunshme, studentët janë rigrupuar sërish me shpejtësi përgjatë Rrugës së Durrësit.

Një grup i ri masiv qytetarësh dhe studentësh i është bashkuar tubimit, duke i dhënë një hov të ri protestës.

Me mijëra të rinj janë ribashkuar sërish pranë perimetrit të Ministrisë së Arsimit, ku thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit po dëgjohen edhe më të fuqishme.

Situata mbetet mjaft e tensionuar, ndërsa vargu i protestuesit po shtohet nga momenti në moment, duke sfiduar kordonin dhe praninë e shumtë të forcave të rendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb