Revolta e studentëve është zhvendosur në disa institucione, por edhe në disa nga akset kryesore të Tiranës. Fillimisht protesta nisi te Ministria e Arsimit për t’u zhvendosur më pas te Bashkia e Tiranës.
Gjithashtu është ndezur zjarr edhe te “Pazari i Ri”. Protesta ka vijuar me përplasje mes policisë dhe studentëve, ndërsa vijojnë edhe shoqërimet e protestuesve nga policia.
Efektivë të policisë gjithashtu janë vendosur kordon në disa zona për të shpërndarë protestuesit.
View this post on Instagram
