Në sfidat e tjera të mbrëmjes të së martës të vlefshme për raundin e dytë të fazes së ligës në Champions League, Leipzig, Sporting dhe Sabah regjistrojnë fitore të rëndësishme në arenën europiane. Skuadra gjermane triumfoi minimalisht 1-0 ndaj kampionëve holandezë të PSV, në një përballje ku rrezikoi të kalonte në disavantazh që në minutën e 18-të, por portieri Vandevoort priti penalltinë e Perisic. Goli vendimtar për Leipzig erdhi në minutën e 75-të me Grudën, duke i dhënë tri pikët skuadrës gjermane.
Ndërkohë, Sporting vijon ecurinë pozitive, duke mposhtur 2-0 Lensin në transfertë. Pavarësisht dominimit të francezëve, portugezët kaluan në avantazh në minutën e 22-të me Luis Suarez, ndërsa Issa Doumbia dyfishoi shifrat në minutën e 74-t. Pas suksesit ndaj Galatasarayt, skuadra e Rui Borges regjistron kështu një tjetër fitore të rëndësishme.
Një mbrëmje historike edhe për Sabah, skuadrën nga Azerbajxhani, që siguroi fitoren e parë në kompeticion. Përfaqësuesit e qytetit të vogël të Masazirit triumfuan 2-0 ndaj kundërshtarëve çekë, falë golave të Parris në fillimin e pjesës së dytë dhe Mickels në minutën e 88-të.
