Të rinjtë vijojnë protestën në Tiranë, ndërsa një pjesë e tyre janë drejtuar për nga Kuvendi, me synimin për t’u bashkuar në numër sa më të madh.

Një nga protestueset, në një prononcim për News24, u shpreh se qëllimi i tyre është të mblidhen sa më shumë persona, duke përcjellë edhe një mesazh për ata që, sipas saj, korruptohen dhe shiten.

“Po shkojmë drejt Kuvendit. Duam të mblidhemi shumë persona. Kushdo që korruptohet dhe shitet, ta dijë se ka për t’ju kthyer çdo gjë”, u shpreh protestuesja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb