Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën në Tiranë që prej mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, protestuesit pritet të marshojnë sërish drejt Ministrisë së Arsimit, ku mund të përqendrohet tubimi i radhës.
Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj raportoi se në zonën pranë ministrisë ka prani të forcave të policisë.
Sipas tij, grupet e studentëve dhe gjimnazistëve vijojnë marshimin, ndërsa pritet të mblidhen para godinës së Ministrisë së Arsimit.
