Momente tensioni janë regjistruar pranë Galerisë së Arteve në Tiranë, ku disa vajza kanë krijuar një gardh njerëzor përpara kordonit të policisë, në përpjekje për të penguar efektivët të bllokojnë rrugën e protestuesve.

Të rejat janë përballur me efektivët, duke kundërshtuar ndërhyrjen e tyre dhe duke u kërkuar të mos pengojnë të rinjtë që duan të vijojnë protestën.

“Turp! Mbuloni fytyrën, sepse ju vjen turp për punën që bëni”, dëgjohen të thërrasin vajzat në drejtim të policëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb