Të rinjtë në Shkodër janë stacionuar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë protestuar kundër qeverisë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama jep dorëheqjen!” është thirrja e protestuesve, ndërsa protesta vjen në kuadër të lëvizjes së të rinjve dhe studentëve që po zhvillohet në disa qytete të vendit.

Ndërkohë revolta e tyre ka qenë kundër të gjithë klasës politike, me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb