Deputetja Marjana Koçeku në një prononcim për gazetarin e News24 Renaldo Salianji nga protesta, ka deklaruar se gjitha që po ndodh është një revoltë studentore e mbledhur në kohë dhe që shpërtheu në këtë mënyrë.
“Kjo është revoltë e rinisë dhe studentëve, e akumuluar prej vitesh,. Nuk ka recetë për mënyrën se si protestohet, kjo shihet edhe në protestat në Perëndim. I mbështes studentët dhe qëndresën e tyre, që e vlerësoj legjitime dhe të nevojshme në momentet që po jeton vendi”, tha ajo.
Koçeku ka folur edhe për deputetët e PS dhe ministrat të cilëve u ka bërë thirrje të mos rreshtohen pas kryeministrit Edi Rama, por të bazohen në ndërgjegjen e tyre.
“E di që pozicioni nuk i lejon qëndrim tjetër edhe brenda vetes mbështesin revoltën. U bëj thirrje të vendosin ndërgjegjen para rreshtimit politik. Bëhet fjalë për një qëndresë që bëhet për të ardhmen e vendit”, tha ajo.
Deputetja ka përfunduar me faktin që kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen
“I vetmi reagim që duhet nga Rama duhet të lidhet me kërkesat e protestuesve.
Mënyra se si po përgjigjet është një motiv më i madh qëndresë dhe legjitimon protestën. Do të mbështes sa të mundem protestën”, ka përfunduar ajo.
