Në ditën e tretë të radhës të revoltës studentore dhe qytetare, situata përpara godinës së Kryeministrisë po përjeton momente tejet dramatike.

Pas përplasjeve të njëpasnjëshme në pika të ndryshme të qytetit, protestuesit janë vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Megjithatë, reagimi i forcave të policisë ka qenë mjaft i ashpër, duke hedhur gaz lotsjellës pa masë e pa dallim, përfshirë edhe drejt grupeve të protestuesve që po qëndronin në mënyrë të qetë.

Përveç përdorimit masiv të lëndëve kimike, policia ka futur në veprim autobotët e ujit me presion, të cilët po spërkasin turmën nga dy drejtime të ndryshme për të realizuar rrethimin dhe shpërndarjen e plotë të protestuesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb