Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është kthyer në epiqendrën e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë.

Gaz lotsjellës, flakë dhe gurë kanë shoqëruar protestën që vijon prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Një numër i lartë të rinjsh janë mbledhur në shesh, duke protestuar kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës, protestuesit nuk janë tërhequr dhe vijojnë të qëndrojnë në Bulevard.

Përplasjet kanë përshkallëzuar tensionet në zonën pranë Kryeministrisë, ku demonstruesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Protesta po zhvillohet në një klimë të tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojnë situata dhe përballja mes protestuesve dhe forcave të policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb