Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër braktisën sërish auditorët këtë të premte, duke marshuar në rrugët e qytetit.
Ata u ndalën në godinat e disa fakulteteve për të bërë thirrje që edhe studentë të tjerë t’ju bashkohen protestave, në mënyrë që të finalizojnë qëllimin e tyre, për uljen e tarifave studentore dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.
Shkodra i është bashkuar valës së protestës prej 2 ditësh, ku studentët marshojnë në kryeqendrën e veriut me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
