Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen “Partizani”, ku policia ndërhyri pas marrjes së njoftimit për dhunë në familje. Efektivët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e kapën të dyshuarin në flagrancë, në momentin kur po tentonte të sulmonte me thikë bashkëjetuesen.

Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi edhe thikën që dyshohet se u përdor në ngjarje. Sipas njoftimit zyrtar, gruaja e dëmtuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 39-vjeçarit janë referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e dhunës në një familje.

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, në banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe arrestohet 39-vjeçari.

Sekuestrohet thika.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në një banesë në lagjen “Partizani”, shkuan menjëherë në këtë banesë. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u kap në banesë, shtetasi A. D., në momentin që po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 39 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasja e dëmtuar është është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: