Gaz lotsjellës, gurë, ujë me presion sprej me piper, shkop gome , plumba gomë janë përdorur në protestën e sotme kundër studentëve e gjimnazistë.

Një protestë që nisi te “Rruga e Durrësit” te Ministria e Arsimit, dhe u përshkallëzua në përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Efektivët e policisë kanë përdorur një dhunë barbare ndaj të rinjve, gjatë protestës, por edhe gjatë shoqërimeve.

Protesta e studentëve në Tiranë, vijon prej pesë ditësh.

Situata ka qenë e tensionuar gjatë një pjese të mirë të ditës, ndërsa prania e forcave të rendit dhe mbërritja e efektivëve të RENEA-s gjatë pasdites kanë shënuar një tjetër moment të rëndësishëm të zhvillimeve.

Që në nisje rreth orës 9:00, protesta është karakterizuar me tensione të larta në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.

Pjesëmarrësit kanë vijuar qëndrimin e tyre në protestë.

Theksojmë se protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama. Protesta u mbyll rreth orës 10:00 duke shënuar rreth 13 orë protestë, rezistencë, revoltë  e përplasje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb