Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka komentuar lajmin se Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pasur një takim me dy grupe protestuesish ku mësohet se është diskutuar teza e zgjedhjeve të parakohshme, pas revoltës së të rinjve që ka nisur prej 5 ditësh.
Sipas Shehajt, kjo është një zgjidhje që e ka ofruar Edi Rama. Kreu i Mundësia bën thirrje që pavarësisht kësaj, protesta duhet të vijojë sepse Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit pa vendosur kushte.
“Edi Rama ka ofruar zgjedhje të parakohshme. Sipas News24, Presidenti i Republikës ka takuar dy grupe protestuesish dje dhe sot dhe u ka ofruar atyre zgjedhje të parakohshme. S’ka dyshim që kjo ofertë ka ardhur nga Edi Rama sepse presidenti është thjesht një vegël e Edi Ramës.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Ndryshimi nuk ndalet. Protesta duhet të vazhdojë, Rama duhet te largohet pa kushte”, shprehet Shehaj.
Dorëheqja e Ramës është kërkesa e vetme e studentëve dhe gjimnazistëve që janë ngritur në revoltë prej 5 ditësh në të gjithë vendin.
REAGIMI I PLOTË:
Lajm bombë. Edi Rama ka ofruar zgjedhje të parakohshme. Sipas News 24, Presidenti i Republikës ka takuar dy grupe protestuesish dje dhe sot dhe u ka ofruar atyre zgjedhje të parakohshme.
S’ka dyshim që kjo ofertë ka ardhur nga Edi Rama sepse presidenti është thjesht një vegël e Edi Ramës.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Ndryshimi nuk ndalet, prandaj duhet të vazhdojmë protestën, nesër, deri sa Edi Rama të iki pa kushte
