Akademikja Ledi Shmaku Shkreli ka reaguar në mbështetje të protestave studentore, duke sjellë si shembull një episod nga Universiteti i Bolonjës në Itali, ku sipas saj, pedagogët u solidarizuan me protestuesit dhe nuk lejuan hyrjen e policisë në ambientet universitare.

Në reagimin e saj, Shmaku Shkreli thekson se kolegët e saj në universitetin italian vetëdeklarohen me krenari antifashistë. Ajo kujton një protestë studentore gjatë së cilës, sipas saj, pedagogët mbyllën dyert për të mbrojtur protestuesit, ndërkohë që brenda vijonte ceremonia e diplomimit të studentëve.

“Ne protestën e fundit studentore, të gjithë kolegët mbyllëm dyert, mbrojtëm protestuesit dhe mbajtëm jashtë policinë. Ndërkohë që brenda vijonte diplomimi i studentëve. Ka qenë një nga pamjet më të bukura të oborreve të brendshme universitare”, shkruan akademikja.

Në fund të reagimit, Shmaku Shkreli ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po shihet antifashizmi në debatin aktual.

REAGMI
Te gjithe koleget e mi me ne ze ne Universitetin e Bolonjes, Universiteti me i vjeter ne bote, nder me te miret sot ne bote e me i miri ne Itali, te gjithe vetedeklarohen ne krenari Antifashiste, ose shkurt Antifa.
Ne protesten e fundit studentore te gjithe koleget mbyllem dyert, mbrojtem protestuesit dhe mbajtem jashte policine. Nderkohe qe brenda vijonte diplomimi i studenteve. Ka qene nje nga pamjet me te bukura te oborreve te brendshme universitare.
Preferoj ta kem “gabim” me ata! 😀
Qysh kur Antifashizmi qenka Antivlere?!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: