Një 16-vjeçar në protestë në Tiranë, ka argumentuar të gjitha problematikat me të cilën përballen në shkollë.

“Ne kemi ardhur nga gjimnazi Isa Bolitini. Në këtë vend nuk mbështeten studentët. Babai im i është dashur të shkojë 8 vite në emigrim. Përse unë të kaloj gjysmën e jetës time pa babain. Përse unë si studentët të mësoj gjithë jetën dhe të jap lekë për t’u futur në punë. Kam të afërm që janë me sëmundje të keqe dhe duhet të japësh lekë për të marrë ilaçe për mjekim. Jemi me të ardhmen tonë. Nuk jemi as me PS as me PD. Vijnë si bandita…Unë jam 16 vjeç. Ka ardhur koha për ndryshim, këtu në Shqipëri duhet të vijë një frymë e re”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: