Në një kohë kur vendi është përfshirë nga protestat, një email me kërcënim për praninë e lëndëve plasëse ka mbërritur në një sërë institucionesh shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, ministritë, institucionet e drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Në mesazhin elektronik pretendohet se në këto institucione ka lëndë plasëse dhe eksploziv. Mbetet për t’u parë nëse kërcënimi është i vërtetë dhe çfarë masash do të ndërmerren nga autoritetet për verifikimin e tij. Sakaq, forcat e policisë janë duke kryer verifikime.

MESAZHI
Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO).

Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit.

Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati.

Allahu Ekber.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: