Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nëpërmjet një video të publikuar i bëri thirrje studentëve për dialog, duke vendosur disa karrige te Kryeministria ku shkruhej “dialog”.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e studentëve të cilët janë shprehur se nuk do të ketë dialog dhe se kërkojnë vetëm dorëheqje.

Gjithashtu studentët para Kryeministrisë ka vendosur disa fotografi ku paraqesin dhunën barbare të policisë ndaj studentëve në protestë.

Për ta dialog nuk mund të ketë, kur rinia është dhunuar barbarisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sot kanë dalë në protestë edhe pedagogët në mbështetje të studentëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: