Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali. Operacioni policor u kodua “Tranzit”.

Sipas Policisë së Vlorës, 30-vjeçari Vandam Dede, banues në Lushnjë, u ndalua teksa transportonte me një furgon 11 shtetasit e huaj, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit tokësor me Greqinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i furgonit merrte 2,500 euro për person për transportimin e emigrantëve, me destinacion të synuar Italinë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa furgoni i përdorur për transportin e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Emigrantet2
Emigrantet2

Operacioni “Tranzit” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të kontrolleve dhe hetimeve për parandalimin e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb