Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portën e banesë së ish bashkëshortes së tij, Aleksandra Elmazaj.
22-vjeçarja ka rrëfyer momentet e ngjarjes, ndërsa ka treguar detaje edhe nga marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin.
E reja tregon se është divorcuar nga Mustaj, dhe se është pajisur me urdhër mbrojtje për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme të ardhura prej tij. Ajo ka sqaruar gjithashtu se ish-bashkëshorti ka kërcënuar edhe partnerin e saj të ri, duke pretenduar se ky i fundit duhet tërheqë dorë, pasi edhe pse të ndarë, ai e konsideron 22-vjeçaren sërish s gruan e tij.
“Jetoj në fshatin Luar, ishim në gjumë, dëgjojmë të shtëna arme. Nuk dolëm jashtë për momentin, në mëngjes kur u zgjuam gjetëm 4 gëzhoja, Njoftuam policinë, ata erdhën dhe na morën deklaratën.
Isha unë motra dhe vajza ime. Nuk pashë a ishte ish bashkëshorti që qëlloi por dyshoja tek ai.
Ishim bashkë prej 5 vitesh më pas u ndamë me gjyq e me të gjitha. Kemi një vajzë që është nën kujdestarinë time.
Nga momenti që jam ndarë më ka kërcënuar vazhdimisht, me telefon, vinte edhe para portës, por me amë nuk ka ardhur kurrë. Para 2 -3 muajsh kam bërë edhe një denoncim, jam me urdhër mbrojtje.
Unë tani jam në një lidhje me një person tjetër. Ish-bashkëshorti ka shkuar edhe në banesën e tij dhe i ka thënë hiq dorë sepse ajo është gruaja ime.
Kërkoj nga shteti të marrë masa, kam frikë”, tha ajo.
