Kreu i PD-së Sali Berisha në fund të konferencës për mediat u pyet edhe në lidhje me hetimet e SPAK për ish-zv kryeministren Belinda Balluku.
Berisha u shpreh se është skandaloze, që Klevi Metaj rri në masën e “arrestit në shtëpi” që u përball me shtatë policë si një Rambo i vërtetë dhe Belinda ndodhet në Kuvend, edhe pse ka vjedhur miliona euro.
Sipas Berishës, SPAK është nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama.
Sali Berisha: SPAK nuk e ka dërguar kërkesën për arrestim të Belinda Ballukun.
Klevi Metaj është në arrest shtëpie dhe pse u përball me policinë në protestë si një Rambo, kurse Lubia ecën e qetë dhe emëron zyrtarë, edhe pse ka vjedhur miliona euro.
SPAK kontrollohet tërësisht nga Edi Rama, por Rama nuk e ka të gjatë qëndrimin në pushtet. Është fundi i tij.
