Stuhitë e forta shkaktuan përmbytje të mëdha në qytetin Ciudad Juárez, në shtetin Chihuahua të Meksikës, gjatë fundjavës.
Ujërat e rrëmbyeshme morën përpara automjete dhe përmbytën banesa, ndërsa ekipet e shpëtimit u angazhuan në disa operacione në zonat e prekura.
Ndërkohë, Qendra e Koordinimit të Mbrojtjes Civile të shtetit Chihuahua (CEPC) njoftoi se në qytetet Ciudad Juárez, Parral dhe Delicias ishin regjistruar më shumë se 100 incidente të lidhura me stuhitë.
🇲🇽 A major flood hit Ciudad Juárez, Mexico, inundating entire neighborhoods and sweeping away dozens of cars https://t.co/MC2nofQ0Mo
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 26, 2026
Pamjet e publikuara tregojnë automjete që tërhiqen nga rrjedha e fuqishme e ujit përgjatë lumit Las Víboras, ndërsa banesat në lagjen Frontera Baja janë përfshirë nga përmbytjet.
Sipas mediave lokale, një familje prej nëntë personash, mes tyre pesë fëmijë, arriti të shpëtonte pasi automjeti me të cilin udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit dhe u rrëzua nga një shkëmb. Një burrë që ndodhej pranë vendit të ngjarjes i ndihmoi anëtarët e familjes të dilnin në siguri.
Autoritetet lokale mobilizuan ekipet e shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të prekura.
“Deri më tani, nuk është raportuar asnjë viktimë”, thuhet në deklaratën e publikuar të dielën nga Qendra e Koordinimit të Mbrojtjes Civile të shtetit Chihuahua.
Për shkak të kushteve të rrezikshme, qarkullimi në urën Díaz Ordaz, e cila lidh El Pasón në Teksas me Ciudad Juárez, u ndërpre përkohësisht. Ndërkohë, në autostradën Camino Real u regjistrua trafik i rënduar, pasi gurë të rënë në rrugë penguan lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet vijuan ndërhyrjet në zonat e prekura, ndërsa situata shkaktoi shqetësim për sigurinë e banorëve dhe dëmet materiale të shkaktuara nga përmbytjet.
