Lamin Jamal është fituesi i çmimit “Talenti i Ri i Vitit”, i dorëzuar nga legjenda e futbollit, Andri Shevçenko.
Ylli i Barcelonës triumfoi përballë një konkurrence të fortë, duke lënë pas Lenart Karl, Pau Kubarsi, Pol Diamand dhe Uorren Zair-Emeri.
Ky çmim është një tjetër vlerësim për talentin e madh të Jamalit, i cili po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij në arenën e futbollit ndërkombëtar.
