Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Turqi, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur në autostradën Isparta-Antalya, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve. Sipas raportimeve të mediave turke, aksidenti ndodhi në dalje të tuneleve Kazak, në rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se drejtuesi i autobusit të kompanisë “Buzlu” ka humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që ai të përmbyset në rrugë. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën ndihmësshoferi i autobusit, i cili në momentin e përmbysjes po flinte në pjesën e poshtme të automjetit, në hapësirën e posaçme për pushimin e personelit.
Isparta-Antalya karayolunda yolcu otobüsü devrildi: Ölü ve yaralılar var!
Isparta-Antalya karayolunda yolcu otobüsü devrildi. Ölü ve yaralıların olduğu belirtilirken kaza yerine çok sayıda ekip sevk edildi.
https://t.co/YXpR8Wkz7a https://t.co/u2ooW2h7Wl— Cumhuriyet (@cumhuriyetgzt1) October 27, 2026
Autoritetet turke po hetojnë rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.caktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.
