Tensione të forta janë regjistruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ambasadori amerikan Mike Waltz u përplas me ministrin e Jashtëm të Kubës, Bruno Rodríguez Parrilla, gjatë debatit për embargon amerikane ndaj vendit ishullor.
The Castro regime has profited at the expense of the Cuban people with luxury cars, expensive watches and a private island resort. As I shared this with the world, regime thugs rushed the stage to interrupt my speech.
They can intimidate their own people in Cuba but think again about trying that nonsense in the United States of America.
— Ambassador Mike Waltz (@USAmbUN) October 27, 2026
Përplasja nisi pasi diplomati kubanez iu afrua podiumit dhe ndërpreu fjalimin e Waltz-it, i cili po akuzonte qeverinë kubaneze për korrupsion dhe pasurim të udhëheqësve në kurriz të popullit.
“E di që nuk të pëlqen ta dëgjosh këtë. Kjo është Amerika, miku im. Këto janë Kombet e Bashkuara. Kjo nuk është diktatura jote komuniste. Nuk mund të më mbyllësh gojën”, deklaroi ambasadori amerikan, duke reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së delegacionit kubanez.
Tensionet u përshkallëzuan teksa ministri i Jashtëm kubanez vijoi të afrohej drejt podiumit, ndërsa presidenti i Asamblesë së Përgjithshme u përpoq të rivendoste rendin në sallë.
“Ky njeri duhet të hiqet nga podiumi. Ai nuk do të më frikësojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jam përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Largohuni\! Kjo nuk është Havana”, tha Waltz.
