Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i regjistrimit online të agjencisë të dalë jashtë funksionit, vetëm një javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sipas një emaili të siguruar nga Reuters, ndërprerja ka prekur sistemin online të regjistrimit të komisionit, ndërsa stafi teknik po punon për rikthimin e shërbimit.

Në një deklaratë zyrtare, FEC konfirmoi se sistemi i regjistrimit online është aktualisht jashtë funksionit.

“Stafi i IT-së po punon me zell për të rivendosur shërbimin”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Komisioni Federal i Zgjedhjeve, i cili mbikëqyr shpenzimet e kandidatëve dhe komiteteve politike, bëri të ditur se përdoruesit mund të vijojnë të kërkojnë raporte dhe dokumente të mëparshme përmes faqes së internetit.

Agjencia nuk pranoi të jepte komente të mëtejshme lidhur me incidentin. Ndërkohë, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi natyrën e sulmit të dyshuar apo autorët e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb