Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe drejtuesit të njohur të futbollit, Igli Tare, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Siç shihet nga pamjet, Tare ka qenë i vetëm teksa hyn në SPAK. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Agron Tare paraqitet në SPAK, në lidhje me çështjen Balluku.
Sakaq, vëllai i tij, Igli Tare është marrë i pandehur nga SPAK për këtë çështje.
