Real Madrid ka reaguar zyrtarisht pas aksidentit të rëndë hekurudhor në provincën e Toledos, duke shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen që ka prekur Spanjën.
Përmes një deklarate publike, klubi madrilen ka shprehur solidaritetin e tij përballë kësaj tragjedie, duke theksuar tronditjen e thellë që ka shkaktuar aksidenti.
“Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij më të thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll. Real Madridi u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe mbështetje të lënduarve nga aksidenti tragjik në Toledo. Klubi vlerësoi gjithashtu punën e ekipeve të emergjencës, duke shprehur solidaritet me të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje.
