Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në studion e News24, deklaroi se protestat e zhvilluara së fundmi kanë tronditur pushtetin e kryeministrit Edi Rama dhe regjimin e tij.
Gjekmarkaj u shpreh se Rama ndodhet në marrëdhënien më të keqe me qytetarët, ndërsa i cilësoi protestat si emancipuese dhe shpresëdhënëse. Sipas tij, studentët po bëjnë një përpjekje madhështore, pavarësisht akuzave që janë drejtuar ndaj tyre.
“Besoj që Rama është në marrëdhënien më të keqe. Këto protesta janë emancipuese, shpresëdhënëse dhe e kanë tronditur regjimin dhe pushtetin e Edi Ramës dhe të Rilindjes së tij prej 14 vitesh. Ata studentë po bëjnë një përpjekje madhështore”, u shpreh deputeti demokrat.
Gjatë intervistës, Gjekmarkaj hodhi poshtë pretendimet për ndikime të jashtme në protestat e studentëve, duke theksuar se ata nuk duhet të akuzohen për duar të errëta apo të huaja.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, ushtrohet pushteti në vend, duke e lidhur dhunën me bashkimin e pushtetit me shtetin dhe me proceset zgjedhore që i cilësoi si farsë.
“Besoj që Rama është në marrëdhënien më të keqe. Këto protesta janë emancipuese, shpresëdhënese dhe që e kanë tronditur regjimin dhe pushtetin e Edi Ramas dhe të rilindjes së tij prej 14 vitesh. Ata studentë po bëjnë një përpjekje madhështore. Studentët janë akuzuar për shumëçka, jo duar të errëta, jo duar të huaja. Dhunë është të bashkosh pushtetin me shtetin dhunë është të bësh farsë zgjedhore. Një shoqërie e vetmja rrugë është protesta” tha ai.
Deputeti i PD-së vlerësoi protestën si një mjet të rëndësishëm për reagimin qytetar dhe kundërshtimin e pushtetit, duke nënvizuar rolin e studentëve në këtë përpjekje.
