Tensionet vijojnë në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me efektivët e Gardës së Republikës. Shkak për përshkallëzimin e situatës u bë ndërprerja e fjalës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha, nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi.

Peleshi i ndërpreu fjalën Berishës dhe e njoftoi se ndaj tij do të merrej një masë penalizuese, duke e përjashtuar nga e drejta e fjalës për të gjithë seancën parlamentare.

Ky vendim shkaktoi reagimin e deputetëve demokratë, të cilët kundërshtuan zhvillimet në sallë. Situata u tensionua më tej, duke sjellë përplasje mes deputetëve të PD-së dhe efektivëve të Gardës së Republikës në ambientet e Kuvendit. Në pamje duket momenti teksa efektivët e Gardës shtyjnë deputetët e PD. Greta Bardeli iu afrua ministrave, por u largua prej aty nga truprojat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb