Gazetari Arbër Hitaj ka reaguar lidhur me mesazhet që, sipas tij, ministri Toni Gogu i ka përcjellë Erion Veliajt gjatë vizitës në qeli, në emër të kryeministrit Edi Rama. Hitaj ngre pikëpyetje nëse kemi të bëjmë me kërcënim si nga personi që përcjell mesazhin, ashtu edhe nga porositësi i tij.

Gazetari thekson gjithashtu se kryeministri po përdor kodet mafioze në strategjinë që po ndjek ndaj kryetarit të Bashkisë.

Hitaj e cilëson situatën si shqetësuese dhe paralajmëron se Shqipëria po hyn në një spirale të rrezikshme.

Postimi i Hitajt
Erdhi dhe kjo ditë!
Ja si e katandisi shtetin shqiptar Edi Rama!
Një ministër që çon mesazhe ndaj kryetarit të bashkisë në qeli, a kemi të bëjmë me kërcënim si nga mesazheri ashtu dhe nga porositësi?!
Problemi nuk është te fati i kryetarit të bashkisë Tiranë, por kodet mafioze të Kryeministrit!
E thashë para 2 ditësh, Rama ka për ta mbyllur në psikiatri Erjon Veliajn! Ashtu si do të bëjë me studentët dhe me shqiptarët! Shqipëria është futur në një spirale shumë të rrezikshme për shkak të keqqeverisjes. Integrimi është një mirazh që do dali fallco shumë shpejt!
Uroj shumë që socialistët e drejtë ta kuptojnë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb