Giovanni van Bronckhorst, trajneri i Feyenoordit, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Interit në Champions.
“Kam parë disa ndeshje të Interit, përfshirë edhe të fundit kundër Milanit. Të luash kundër tyre është e vështirë, ata luajnë futboll të ngjashëm me tonin. Kanë shumë dëmtime, por edhe shumë cilësi dhe përvojë. Interi nuk ka frikë të bllokojë ulët dhe pastaj të sulmojë lart në fushë, ata sjellin shumë lojtarë përpara dhe janë një ekip i plotë.
“Atyre u mungojnë disa lojtarë, por ne do të kemi shanset tona për të fituar ndeshjen siç kemi pasur gjithmonë. Interi do të jetë ndryshe nga ai që pamë”, siguroi trajneri, “por ata e dinë çfarë të bëjnë në Ligën e Kampionëve për të përparuar dhe për të pasur sukses. Ne duhet t’i luajmë mirë letrat tona dhe të përpiqemi të marrim një rezultat të shkëlqyer. Kemi luftuar jashtë fushe, ndërsa kundër Comos kemi fituar shtëpi, shpresojmë ta përsërisim këtë”.
