Studentët në protestën e 22 kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në Universitetin “Politeknik të Tiranës”.
Fotot janë të vendosura në disa karrige të shoqëruara dhe me shkrimet “Dialog”, duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesën e kryeministrit Rama për dialog.
“Sa shpejt harroni diktator”, shkruhet gjithashtu në mesazhet e studentëve.
Të rinjtë janë shprehur se revolta do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Rama.
