Analisti Agim Baçi, i ftuar në News24 komentoi përplasjen e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Baçi shprehet se kryeministri është duke bërë përpjekje që të bëjë për vete simpantizantët e kryebashkiakut.

“Mund të jetë përpjekje e Veliajt, që të konsiderohet i burgosur politik. Veliaj e ka jetike që të ndryshojë statusin nga i akuzuar në të përndjekur politik.

Toni Gogut nuk e besoj se i duheshin për një orë e gjysmë për ta kërcënuar Erion Veliajn. Mandati i kryebashkiakut të Tiranës është dhe pesë muaj. Veliaj nuk do jetë më kandidat se nuk ia lejon ligji. Edi Rama po bën përpjekje që simpantizantët e Veliajt t’i bëjë për vete, sepse e di që Veliaj si kryetar bashkie në kaq kohë patjetër që ka mbështetës, sidomos në Bashkinë e kryeqytetit.

E vërteta është që Erion Veliajt fuqinë ia ka dhënë Partia Socialiste, sepse me G99 ishte një dështak”, tha Baçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb