Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër kërkesat e Iranit në negociatat me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar ato jo vetëm të papranueshme, por në disa raste edhe “skandaloze dhe qesharake”.
Rubio theksoi se presidenti Donald Trump do të preferonte gjithmonë zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe të çdo mosmarrëveshjeje tjetër përmes diplomacisë.
Megjithatë, ai paralajmëroi se kjo rrugë nuk është gjithmonë e mundur, duke shtuar: “Fatkeqësisht, ndonjëherë nuk është e mundur”.
