Një shpërthim i fuqishëm në një minierë në një zonë rurale të Kolumbisë qendrore ka shkaktuar vdekjen e dy minatorëve, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Minierave, e cila njoftoi se ekipet e shpëtimit vijojnë operacionin për gjetjen e minatorëve të zhdukur.

Sipas agjencisë, operacioni është vështirësuar nga shembjet në galeri, të shkaktuara nga shpërthimi i metanit, i cili ndodhi të premten.

Në momentin e incidentit, në minierë ndodheshin katër punëtorë. Autoritetet vijojnë kërkimet për dy minatorët e zhdukur, ndërsa po punohet për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga shembja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb