Mijëra qytetarë kanë protestuar në 32 qytete të Portugalisë, duke kërkuar masa urgjente për garantimin e së drejtës për strehim dhe frenimin e rritjes së çmimeve të banesave dhe qirave.

Protestat u organizuan nga platforma “Casa para Viver” (Shtëpi për Jetën), nën sloganin “Nuk do të na e hiqni të drejtën për strehim”.

Pjesëmarrësit kërkuan më shumë investime në banesa publike dhe të përballueshme, rregullim më të fortë të tregut të pasurive të paluajtshme, si dhe shfuqizimin e ligjit të ri për qiradhënien e apartamenteve.

Në Lisbonë, protestuesit marshuan drejt sheshit Martim Moniz, ndërsa në Porto, disa qindra qytetarë u mblodhën në sheshin Marques për të nisur marshimin.

Demonstrata u zhvilluan gjithashtu në Braga, Coimbra, Faro dhe qytete të tjera të vendit.

Pakënaqësia lidhet kryesisht me vështirësitë në gjetjen e banesave me çmime të përballueshme dhe rritjen e vazhdueshme të kostove të qirave, çështje që janë kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët portugezë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: