Studentja Anjeza Marku, aktiviste në protestën e studentëve dhe qytetarëve, e ftuar në News24, foli për protestën e madhe kombëtare, që pritet të mbahet më 28 Nëntor.

Marku u shpreh se urojmë që ky të jetë Nëntori i Tretë e Rama të ikë.

Sipas tij, Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar.

Anjeza Marku, studente: Ka gjithmonë komunikime me shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Është shumë e rëndësishme mbështetja e diasporës, sepse ne e dimë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Urojmë që të jetë Nëntori i Tretë dhe Rama të japë dorëheqjen. Kështu, do të festonim 28 Nëntorin, një ditë feste, ku vendi është i çliruar nga këto persona, që i kanë bërë keq Shqipërisë.

Gjobat e vendosura ndaj qytetarëve janë krejtësisht të paligjshme, sidomos në protestat që kanë qenë paqësore. Gjobat e paligjshme nuk do na ndalin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb