Përfaqësuesi i Diasporës shqiptare në Londër, Bledar Meti, në intervistën për News24, foli për protestën e madhe të 28 Nëntorit në Tiranë, që do të mbajë diaspora.

Meti tha se shqiptarët në Londër kanë nisur të organizohen. Bëri me dije se takimet e para do të mbahen në qytete të ndryshme të Britanisë më 23 nëntor, ku dhe do të zhvillohen koordinime.

Sipas tij, protesta e 28 Nëntorit do jetë më e madhe se e 20 qershorit. Meti e cilësoi kryeministrin Edi Rama një diktator, që duhet të rrëzohet.

Bledar Meti, përfaqësues i Diasporës, Londër: Këtu në Britani po punojmë fuqishëm me shqiptarët.

Kemi krijuar një network edhe në shtete të tjera të Europës dhe në SHBA. Këtu në Britani kemi bërë disa takime të ndryshme në disa qytete. Më 23 nëntor kemi një takim të madh. Kjo, bëhet që të kemi një mobilizim.

Po bëjmë koordinimet e fundit, përpara se të jemi në shesh. 28 Nëntori do jetë protestë më e madhe se më 20 qershor. Këtë e them jo vetëm nga fakti që janë festat e Nëntorit, por kemi parë se rrëshqitja e Ramës ka nisur.

Duhet ta rrëzojmë këtë diktator, që ia ka zënë frymën Shqipërisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb