Kryetarja e Komisionit të Drejtave të Njeriut dhe Medias paraqiti shqetësimet nga vizitat në komisariate dhe në Bllokun e Sigurisë, me fokus të miturit, personat me aftësi të kufizuara dhe përdorimin e forcës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti në një takim me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shqetësime për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe për trajtimin e qytetarëve në komisariate. Në qendër të diskutimit ishin përdorimi i tepruar i forcës, shoqërimet në polici dhe respektimi i të drejtave të të miturve e të personave me aftësi të kufizuara.

Tabaku paraqiti shqetësimet pas vizitave në bllokun e sigurisë për dite4 me radhë gjatë protestave të studentëve ku ajo dhe kolegët e PD-së kanë konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave, ku kanë takuar protestues të arrestuar. Ajo e lidhi diskutimin për të drejtat e njeriut me rastet konkrete të trajtimit të tyre në ambientet policore.

Sipas deputetes, mbi 1 000 persona janë shoqëruar në polici, mes të cilëve 250 të mitur. Ajo tha se, në shumicën e rasteve, të miturit janë detyruar të firmosin një dokument pa praninë e prindërve apo të psikologut, duke e ngritur këtë praktikë si një shqetësim të veçantë për respektimin e të drejtave të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër çështje që Tabaku parashtroi ishte trajtimi i personave me aftësi të kufizuara. Sipas saj, ka pasur raste kur këta persona janë arrestuar dhe mbajtur në qeli në kundërshtim me ligjin.

Për përdorimin e forcës gjatë protestave, Tabaku denoncoi përdorimin e plumbave të gomës në lartësinë e fytyrës së protestuesve. Ajo ngriti shqetësimin edhe për përdorimin e tepruar të gazit ndaj qytetarëve, duke theksuar se, sipas saj, ai është përdorur pa dallim.

Ajo theksoi se ligji i qeverisë kundër tubimeve është kundër konventave për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës së Shqipërisë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: